Pirlo: Më në fund i kam të gjithë gati, CR7-Ibrahimovic më të mirët

schedule16:36 - 8 Maj, 2021

schedule 16:36 - 8 Maj, 2021

Juventus-Milan është sfida më e fortë e kësaj jave në Serie A. Të dy ekipet numërojnë nga 69 pikë, po luftojnë për një biletë në Champions dhe do të përballen mes tyre nesër në mbrëmje (20:45). Andrea Pirlo e ka të plotë kontingjentin për nesër, teksa flet edhe për Donnarummën.

Fatmirësisht i kemi në dispozicion të gjithë lojtarët për sfidën ndaj Milanit. Nesër do të kem mundësinë të zgjedh për formacionin titullar. Cristiano Ronaldo ka një raport të bukur me të gjithë, përqafimi në ndeshjen ndaj Udineses u pa si një bashkim i të gjithë grupit.

Jemi të gjithë të përqendruar për duelin me Milanin. Të gjithë do të kenë mundësi të luajnë, pasi do të bëj pesë zëvendësime më në fund. Një gjë e rëndësishme për ta mbajtur të lartë intensitetin e lojës. Cris do e nisë ndeshjen si titullar.

E pashë që ishte i lodhur dhe i dhashë një ditë pushim. Ai dha shembullin e tij dhe u fut në fushë me vendosmërinë e duhur. Ky është qëndrimi që pres. Donnarumma? Nuk është një problem që më përket mua, ai është një lojtar i Milanit.

E konsideroj një nga pesë portierët më të mirë në botë, Gigio është një profesionist ekzemplar. Sfida Ibra-CR7? Të dy janë më të mirët. Ronaldo është golashënuesi më i mirë i kampionatit, ndërsa Ibra jep një kontribut të madh për Milanin“, deklaroi trajneri i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!