Mbrëmjen e nesërme në “Mapei Stadium” luhet finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Atalantas. Para kësaj ndeshje në konferencë për mediet foli trajneri i Juves Andrea Pirlo, që nuk pranoi të flasë për të ardhmen e tij.
“Nuk do jetë ndeshje me lojë në mbrojtje sepse luajmë ndaj Atalantas. Do jetë një lojë e nivelit Europian. Jemi gati, i njohim ata dhe e dimë se çfarë presim. Është një trofe në lojë dhe duam ta sjellim në shtëpi. Nuk do ndikohemi nga situata në Serie A, është histori krejt tjetër.
Nesër në mbrëmje do bëjmë maksimumin për ta fituar këtë trofe. Jam me fat që kam arritur në dy finale në sezonin tim të parë me Juventusin, ndërsa kjo është e dyta në gjithë karrierën e gjatë të Gasperinit. Jemi dy trajnerë të ndryshëm dhe kemi zgjedhur dy rrugë të ndryshme në karrierë, por ai e ka rritur shumë Atalantën. Jam vetëm në fillim të karrierës sime dhe shpresoj të kem shumë finale si kjo.
Për të ardhmen flasim pas mbylljes së sezonit. Është e mrekullueshme dhe emocionuese që tifozët rikthehen në stadium. Luajtëm disa ndeshje të Champions League me disa tifozë dhe ndryshimi dukej qartë. Ekipet janë mësuar të kenë presionin e tifozëve. Ne jemi nga ata skuadra që kanë nevojë për këtë stimul”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al