Vedat Muriqi duket se është gati për sezonin e ri në LaLiga me skuadrën e tij, Mallorca.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist në miqësoren e fundit të Mallorca ndaj Poblense, të fituar me rezultatin e thellë 5-0.
Ishte pikërisht futbollisti shqiptar që hapi llogaritë e takimit duke shënuar në minutën e 11, ndërsa po Muriqi realizoi edhe të dytin pas katër minutash dhe në vijim, Mallorca e gjeti rrugën e rrjetës edhe në tre raste të tjera.
“Pirati” përgatitet të nisë sezonin e katërt në Spanjë, me “bomberin” kosovar, i cili është një prej aseteve më të rëndësishëm të skuadrës spanjolle, teksa në sezonin e fundit të LaLiga, Muriqi u aktivizua në 29 ndeshje duke shënuar shtatë gola ndërsa dhuroi edhe dy asistë. /i.m /abcnews.al