Pirateria televizive në Greqi, kreu i grupit pastronte paratë në Shqipëri

schedule10:47 - 3 Tetor, 2023

schedule 10:47 - 3 Tetor, 2023

Policia greke shkatërroi para disa ditësh një grup kriminal që kryente pirateri televizive përmes platformave dixhitale. Fitimi i grupit sipas policisw llogaritet në 25 milionë euro. Rrjeti ka qenë aktiv të paktën tetë vitet e fundit në Greqi dhe në disa vende evropiane. Organizata kishte softwer ilegal dhe furnizonte klientët e saj me dekoderat e saj. Ajo “hapi” platformat e abonimit dhe ritransmetonte programe të paligjshme televizive.

Sipas policisë, 13 mijë persona janë në listën e klientëve të organizatës kriminale në të gjithë Greqinë, ndërsa dëmi i tre kompanive të abonimit shkon në 100 milionë euro.

Paraditen e së enjtes janë bërë 10 arrestime në Athinë dhe Patra, ndërsa janë në kërkim edhe dhjetë bashkëpunëtorë të tjerë. Mes të arrestuarve janë kreu 42-vjeçar, nënkryetari, arkëtari, ndërmjetësit dhe të gjithë drejtuesit. Siç konstatohet nga hetimi i Policisë së së Patrës, drejtuesi udhëtonte të paktën një herë në muaj drejt Shqipërisë, Bullgarisë, Spanjës dhe Qipros, ku transportonte “paratë e zeza”.

Anëtarët e organizatës kriminale pastronin “paratë e zeza” nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, krijimit të ndërmarrjeve individuale dhe nëpërmjet kompanive të basteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!