“Piranjat” zhyten në Panairin e Librit, gjetën dy Ermalë…Mamaqin dhe Metën

schedule22:29 - 27 Nëntor, 2022

schedule 22:29 - 27 Nëntor, 2022

Piranjat kanë zbarkuar në panairin e librit, aty ku shqiptarët që lexojnë (tashmë zyrtarisht në minorancë) bëjnë pazar ndër trendet e botimeve të fundit.

Në sy kanë rënë dy Ermalë. I pari, Meta, është një kantautor i shndërruar në romancier gjatë pandemisë. I dyti, Mamaqi, është një autor libri motivues, një lloj versioni shqiptar i Tony Robbins.

Ky i fundit është shprehur kundër leximit të romaneve dhe shumë pro kurseve të vetëpërmirësimit që ai vetë ofron. Cilin preferojnë lexuesit?

Ndërkohë “Piranjat” kanë intervistuar edhe autorin Mamaqi. Ai ka sqaruar edhe deklaratën e tij për romanet, duke thënë se tani duhen lexuar por jo në karantinë.

“Besoj që Ermal Meta, nuk ka asgjë kundër Mamaqit. Nuk kam thënë që mos lexoni romane.” tha Mamaqi.

“Të kuptoni se si të arrish suksesin, duhet të lexoni librin e Ermal Mamaqit” tha vetë autori.

Ndiqni monitorimin e “Piranjave”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!