Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piramidat online, më shumë se 900 shtetas viktima të mashtrimit. Të hënën seanca për 6 të arrestuarit

schedule09:49 - 15 Shtator, 2025

schedule 09:49 - 15 Shtator, 2025

Në pritje të seancës për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 6 të arrestuarve në kuadër të operacionit Xuex, mësohet se pre e mashtrimit kanë rënë më tepër se 900 shtetas.

Burime në drejtorinë e policisë së qarkut të Fierit, sqarojnë se nga verifikimet e deritanishme dhe rezultatet e hetimit, është zbuluar se të paktën 900 shtetas kryesisht nga fshatrat e Lushnjes dhe Fierit, janë bërë pjesë e skemës piramidale.

Duke iu referuar pragut minimal prej 1000 dollarësh për investim në platformë, vlera e parave që u është marrë qytetarëve përllogaritet në qindra milionë dollarë.

Pjesa dërmuese e shtetasve që “investuan” në këtë skemë nuk kanë mundur të marrin mbrapsht asnjë qindarkë. Kurse ata që quhen agjentë kryesorë dhe që ishin përfshirë të parët në skemë, mendohet të kenë tërhequr fitime të majme.

Burime nga komisariati i Divjakës thonë se shumë prej ‘viktimave’ janë bujq, që kanë shitur mjetet bujqësore dhe pasuri të tjera, për të “investuar” në skemë.

Policia po vazhdon kërkimet edhe për dy shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim ndërsa hetimi i nisur disa muaj më parë nuk ka përfunduar. Sipas burimeve në Policinë e Fierit, shtetas të tjerë që kanë shërbyer si “agjentë kryesorë” mes organizatorëve dhe qytetarëve pritet të arrestohen në ditët në vijim.

Sot në gjykatën e Fierit pritet të zhvillohet seanca vlerësuese dhe caktimi i masës së sigurisë për 6 të arrestuarit e një dite më parë në kuadër të operacionit Xuex.

Në këtë operacion u sekuestruan afërsisht 90 mijë euro, laptopë, automjete dhe sende të tjera që do të shërbejnë si prova për akuzat, “Skemat Mashtruese Piramidale” dhe “Mashtrim Kompiuterik”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!