Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me përpjekjet e Barcelonës për të rikthyer Lionel Messin këtë verë.
Zëvendëspresidenti katalanas Rafa Yuste së fundmi konfirmoi se klubi është në bisedime me Messin për një rikthim të mundshëm.
“Unë e njoh Rafa Yuste, e di se çfarë është ai. Ai është një person shumë i mirë dhe do t’ju tregojë atë që dëshironi të dëgjoni. Ai do të zgjedhë fjalët e duhura”, tha Pique për Mundo Deportivo.
“Natyrisht, të rinjtë do të ishin të lumtur nëse Leo do të kthehej.
Kontrata e argjentinasit me PSG-në skadon në fund të sezonit. Sot ka shumë zëra për përpjekjet e Barçës për të rikthyer 35-vjeçarin Messi pothuajse dy vjet pasi ai u largua nga klubi i përlotur drejt kryeqytetit francez. /G.D abcnews.al/