Pique paralajmëron drejtuesit: Kujdes, nuk duam të zemërohemi!

schedule09:17 - 29 Shtator, 2019

schedule 09:17 - 29 Shtator, 2019

Ka një çështje te Barcelona dhe lidhet me raportin e lojtarëve me drejtuesit e klubit. Një artikull i botuar së fundmi në “El Mundo Deportivo” ka bërë që futbollistët të bënin një takim mes tyre të mërkurën, ndërkohë që Gerard Pique ka lëshuar një deklaratë që i drejtuesit Bordit drejtues të klubit.

“Nuk duam të zemërohemi. E njohim klubin, e dimë kush janë gazetat (lidhjet që kanë me klubin) dhe kush e shkruan çdo artikull, edhe nëse emri i tyre nuk shfaqet në artikull. Ne nuk duam të zemërohemi, qëllimi ynë është të paraqitemi mirë në fushë dhe të fitojmë trofe. Shpresoj që askush nuk do të nxisë debate për gjëra që kurrë nuk kanë ekzistuar”, është shprehur Piqeu për “Marca”.

ÇFARË SHKRUANTE MUNDO DEPORTIVO – Në artikullin e gazetarit Xavi Bosch vihej theksi i madh të forca e lojtarëve te Barcelona. Përgjegjësia për nisjen jo të mirë të kampionatit hidhet tek ata. Akuzat vijonin edhe për çështje të tjera.

Sipas gazetarit, lojtarët kishin vendosur zëvendësuesin e Tito Villanova, pushuan Pep Seguara, kanë akuzuar Osmaune Dembele dhe e kanë diskretituar vetëm që të përpiqeshin për të blerë Neymar. Këto ishin disa nga akuzat dhe lojtarët mendojnë se anëtarë të bordit janë ata që japin informacione të tilla, për ta adresuar përgjegjësinë e dështimit tek ekipi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!