Vazhdon hakmarrja e Shakirës ndaj Gerard Pique. Pas “Music Session #53”, e cila u bë virale brenda pak orësh, këngëtarja kolumbiane është gati të lançojë një këngë të re kundër ish-futbollistit të Barcelonës. Mediat ndërkombëtare bënë të ditur, mesa duket kënga e re do të publikohet më 2 shkurt, ditë në të cilën Shakira dhe Pique festojnë ditëlindjen.
Një këngë e re nga Shakira kundër Pique
“Ajo do të këndojë së bashku me Karol G, videoklipi tashmë është incizuar dhe ai do të kthehet për të sulmuar ish-partnerin dhe të dashurën e re Clara Chia Marti’, tha një burim. Vitin e fundit Shakira ka folur në dy pjesë të tjera për përfundimin e marrëdhënies së saj të gjatë me Pique. /G.D abcnews.al/