Pique: Messi? S’ka nevojë ta bind të qëndrojë. Pa Champions sezoni kurrë nuk quhet pozitiv

schedule11:38 - 31 Korrik, 2021

schedule 11:38 - 31 Korrik, 2021

Barcelona po e pret Messin për të rinovuar kontratën, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani. Këtë e tregon qartë Gerard Pique, i cili flet edhe për sezonin e shkuar dhe të ardhshëm te Barcelona.

“Po presim që Messi të nënshkruajë kontratën dhe shpresojmë ta kemi shpejt në stërvitje. Nuk është e nevojshme që unë ta bind atë të qëndrojë, shpresoj që ai të bindë veten.

Sezoni i shkuar? Nuk ishte më i miri për ne. Është e vërtetë që fituam Kupën e Mbretti, por nëse na ikën Champions League dhe La Liga, nuk është kurrë sezon i mirë.

Tani e nisim vitin sërish me entuziazëm të madh. Triumfi në La Liga është gjëja e parë, më pas do shohim për dy trofetë e tjerë se çfarë do ketë ndodhur deri në mars apo prill”, tha Pique. /abcnews.al