Fillimisht eleminoi Shkahtar Donetsk e më pas Manchester City, Dortmund e Milan. Kjo është ecuria fantastike në “UEFA Youth League”, e kroatëve të Hajduk Split, të cilët këtë sezon janë kthyer padyshim në surprizën e kompeticionit, kompeticion që ditën e sotme në orën 18:00 do të zhvillojë dhe finalen e madhe, me kroatët që përballë do të kenë hollandezët e AZ Alkmaar.
Me një grup të përbërë nga shumë talente si në repartin ofensiv, por edhe në prapavijë, Hajduk Split është kthyer padyshim në një nga mrekulllitë e futbollit për mosha, me ekipet “big” të Evropës që tashmë kanë filluar të kthejnë sytë nga të talentuarit e Kroacisë.
Bëhet fjalë për talentint 16-vjeçar të mbrojtjes së Hajduk Split, Luka Vuskovic, i cili me paraqitjet e tij ka habitur jo pak “gjigandët” e Premier League, që janë vënë menjëherë në “ndjekj” të qendërmbrojtësit.
Sipas mediave britanike, Liverpool, Chelsea, Manchester City e Newcastle janë futur në një “garë të ethshme” me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e të ashtuquajturit “Pique i ri”, me 16-vjeçarin që me qetësinë, ndërhyrjet e tij klinike dhe grintën e tij është krahasuar nga futbolldashësit me legjendën e Barça-s e futbollit spanjoll.
Ndërkaq, kujtojmë se Vuskovic nisi si titullar dhe sfidën e parë mes Hajduk Split e Apolonisë në fazën e parë të “play-off”-it, të “UEFA Youth League”, ku në fitoren 3 me 1 të kroatëve, Vuskovic zhvilloi një performancë fantastike, teksa u konsiderua si një nga më të mirët në fushën e lojës. /i.m /abcnews.al