Barcelona u mposht nga Real Madrid ditën e djeshme me rezultatin 2-0. Katalanasit, në 45 minutat e para kishin disa mundësi shënimi me Arthur, Messi dhe Griezmann, por nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës.
Argjentinasi ishte në një ditë “jo” dhe normalisht kjo ka pjesën e vet të ndikimit edhe te Barcelona. Në krahun tjetër as Real Madrid nuk shkëlqeu, madje mbrojtësi Gerard Pique ka deklaruar se si në pjesën e parë nuk e kishte parë kurrë kundërshtarin.
“Pjesën e parë ishte Reali më i dobët me të cilin jemi përballur në të stadiumin “Santiago Bernabeu”. Patëm një rast për t’i ndëshkuar dhe e humbëm atë. Pjesën e dytë humbëm shumë topa dhe kjo bëri që te Reali të fitonin vetëbesim.
Na duhet të luajmë më mirë seç bëmë pjesën e dytë. Edhe njëherë e përsëris që Reali më la përshtypjen më të keqe në pjesën e parë. Nuk e them si kritikë këtë, pasi të gjithë kemi probleme në klubet tona.
Ne kemi humbur një mundësi, pasi vështirë ta gjejmë Realin në këtë gjendje. Fitorja për ne do të ishte e rëndësishme. Gjithsesi do ta tentojmë kampionatin deri në fund”, përfundon Pique. / abcnews.al