Gerard Pique është një nga lojtarët më intelektualë dhe më të aftë për biznes dhe t’i bësh intervistë atij, duhet të kuptosh edhe pak filozofi. Mbrojtësi i Barcelonës ka folur së fundmi për mediet spanjolle, ku është përqendruar te fitorja si koncept dhe biznesi.
“Fitorja? Është diçka që arrihet me shumë vuajtje dhe punë, si nga ana sportive, edhe në jetën personale. Në fëmijëri të mësojnë të garosh dhe të shijosh, ndërsa ti duhet të gjedh një ekuilibër mes fitores dhe të qenit i lumtur.
Babi im kurrë nuk më mësoi të jem i fiksuar me fitoren. Në futboll ai kurrë më tha të bëj më mirë apo se duhet të fitoj. Ai është kërkues, por nuk ma kërkoi fitoren me detyrim. Fitoret më të mëdha? Çdo trofe i fituar është ai që shkëlqen më shumë.
Gjithashtu Kupa e Botës sepse nuk e kisha fituar kurrë. Të fitosh është shumë bukur, por ajo që mbetet është rruga për të mbërritur atje. Ta tifozët në stadium? Është jetike t’i kesh pranë. Ne luajmë për njerëzit. Ndonjëherë ndeshjet më duken si stërvitje.
Unë president? Këto zgjedhje ishin me nivel. Ishte garë e denjë dhe shpresoj që Laporta ta mbylli mandatin e tij. Nuk e di nëse në të ardhmen do jem president. Ndiej që dua të jem akoma futbollist dhe po argëtohem. Biznesi? Nuk e bëj për të fituar para.
Është më shumë një nxitje të jetosh përvoja të reja, të takosh shumë njerëz, të njohësh kultura të reja, të bësh udhëtime dhe kjo të përmirëson si person. Është diçka e paçmuar. Ka njerëz që bëjnë gjithçka për të fituar. E kanë të vështirë të humbasin dhe e kanë të lindur këtë. Messi është një prej tyre”, u shpreh Pique. /abcnews.al