Motra e Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti James Mattheës kanë mirëpritur vajzën, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Grace Elizabeth.
Sipas DailyMail, vogëlushja erdhi në jetë në 4.22 të mëngjesit të sotëm dhe ajo bashkë me nënën janë në gjendje të mirë.
Pippa dhe James, 45 vjeç, të cilët u martuan në vitin 2017 dhe jetojnë në një shtëpi 17 milion funta në Londër. Ata janë gjithashtu prindër të djalit dy vjeç Arthur.
Thashethemet për shtatzëninë e Pippa filluan menjëherë përpara Krishtlindjeve kur Page Six raportoi se çifti prisnin një fëmijë tjetër.
Mirëpo, Pippa nuk ka komentuar asnjëherë për shtatzëninë e saj dhe preferon të mbajë një profil të ulët publik./abcnews.al