Piperi i zi bën mrekulli për rrobat, si ta përdorni

schedule19:47 - 9 Shkurt, 2022

schedule 19:47 - 9 Shkurt, 2022

Të gjithë e dimë se soda e bukës është një zgjidhje ideale nëse duam të zbardhim rrobat dhe një efekt akoma më të mirë nëse shtoni pak uthull. Gjithashtu, gjethet e dafinës mund t’i kthejë ngjyrën origjinale rrobave të zbehura por nuk është e vetmja erëz që shërben për larjen e rrobave.

Nëse shtoni gjysmë grushti kokrra piper të zi në lavatriçe, do të befasoni me rezultatet. Ashtu si gjethja e dafinës, edhe piperi mund të rikthejë ngjyrën e zbehur në pamjen e saj origjinale. Nëse vishni shpesh rroba të errëta, ato do të zbehen me kalimin e kohës nga larja, dhe e zeza mund të bëhet si gri e konsumuar.

Një arsye tjetër që zbehet është se shpesh lë gjurmë detergjenti gjatë larjes, veçanërisht nëse hidhni shumë pluhur. Megjithatë, kokrrat e piperit të zi do ta zgjidhin këtë problem, pohojnë shumë amvisa që e kanë provuar tashmë këtë truk. Shtoni dhe pak çaj të zi për rezultate akoma më të mira. /abcnews.al