Piotr Zielinski: Duhet të jemi krenarë, të kalosh në fazën tjetër do të thotë shumë gjëra

schedule22:57 - 30 Nëntor, 2022

schedule 22:57 - 30 Nëntor, 2022

Pas humbjes, por me kualifikimin e “futur” në xhep mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski ka folur për mediat, pas ndeshjes ku u shpreh tepër i lumtur për kualifikimin.

“Sigurisht që ishte një ndeshje shumë e vështirë. E dinim që po luanim me një nga kombëtaret më të forta dhe mund të shihje dallimin mes dy skuadrave. Jemi të lumtur që u kualifikuam. Të luash ndeshjen tjetër është gjithmonë e vështirë, sepse mendon se çfarë po bëjnë skuadrat e tjera. Ishte vërtet e vështirë, por në fund ne jemi të lumtur sepse kemi arritur diçka që na ka munguar për kaq shumë vite. Polonia që kalon nëpër grupe do të thotë shumë gjëra, duhet të jemi krenarë. Por ne duhet të përmirësojmë performancën tonë, sepse do të jetë e vështirë kundër një France si kjo”,- shtoi Zielinski, ndër të tjera. /i.m /abcnews.al