Milani u mposht nga Napoli mbrëmjen e djeshme dhe trajneri Stefano Pioli foli për DAZN pas ndeshjes: “Numrat nuk gënjejnë kurrë. Pas pushimit kemi humbur shumë ndeshje.
Paraqitja ndaj Napolit pozitive për nga intensiteti, energjia dhe vullneti. Na mungon prekja e fundit, ajo vendimtarja, që mund të përmbysë ndeshjet. Nuk jemi në momentin më të mirë”.
“Goli i anuluar? Arbitri iu referua menjëherë duelit Atalanta-Roma, por kjo nuk më intereson mua. Palomino u përpoq të ndërhynte atje, ndërsa sot Giroud ishte në tokë dhe nuk mundi të ndërhynte”.
“Unë nuk kam frikë nga humbjet. Ne kemi qenë të parët në ligë për një kohë të gjatë, kjo do të thotë se ne kemi vlera. Kemi bërë një lojë të shkëlqyer nga pikëpamja e shpirtit të garës.
Mendoj se Napoli nuk e ka pasur kurrë kaq pak topin. Kemi fituar shumë ndeshje falë lojtarëve individual. Marr në shtëpi trishtimin, por edhe besimin për punën tonë”, tha Pioli. / abcnews.al