Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Realitet, nuk jemi në ëndërr. Milani dashuria e jetës time

schedule11:19 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 11:19 - 31 Dhjetor, 2020

Stefano Pioli po bën një punë të shkëlqyer te Milani dhe i ka bërë të gjithë për vete: lojtarët, skuadrën, drejtuesit edhe tifozët e shumtë të “Djallit”.

Trajneri i kuqezinjve ka dhënë një prononcim për Sky Sport 24, duke treguar lidhjen e madhe që ka krijuar me ekipin e famshëm italian. “Për fat të mirë nuk është përrallë por realitet.

Më pëlqen shumë muzika, këtë periudhë ka dalë një këngë e Negramaro me titullin ‘Contatto’. Është një frazë aty ku thuhet: jeta që dua është këtu, miqtë që doja gjithashtu. Kjo përmbledh edhe momentin tim.

Nëse Milani do të ishte një femër, atëherë do të ishte gruaja ime. Jam i martuar me gruan time prej 32 vitesh, është dashuria e jetës time, i tillë është edhe Milani. Përjetova humbjen e Astorit kur isha te Fiorentina, vitin e kaluar humba edhe babanë, mendoj se kam dy engjëj mbrojtës aty lart.

Mendoj se në të gjithë këto rezultate pozitive që kemi arritur dhe në këtë sezon të bukur që zhvillojmë, janë edhe ata të dy brenda“, deklaron trajneri i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!