Milani u mposht nga Sassuolo dhe për kuqezinjtë kjo ishte humbja e dytë sezonale në kampionat. Trajneri Stefano Pioli, pas sfidës së sotme, deklaroi: “Na mungonte mprehtësia, sepse bëmë shumë gabime.
Kishim aq shumë gjysmë shanse që nuk i shfrytëzuam për shkak të zgjedhjeve të gabuara. Kur morëm epërsinë, nuk e mbajtëm më shumë se tre minuta dhe këto janë momentet vendimtare të ndeshjes. Është e qartë se diçka nuk funksionoi”.
“Nuk pashë mungesë përqendrimi apo vendosmërie. Mendoj se mendërisht nuk ishim të mprehtë dhe bëmë zgjedhje të gabuara. Nuk ka të bëjë kurrë vetëm me mbrojtjen, ne e humbnim topin shumë lehtë dhe sigurisht që nuk duhet të pësonim golin e tretë”.
“Kjo skuadër është ndërtuar për dy kompeticione dhe ne shpresojmë të qëndrojmë në Champions League për aq kohë sa të jetë e mundur. Kam përdorur pesë lojtarë që nuk nisën ndeshjen në Madrid, kështu që ne mund të kishim këmbë dhe mendje të freskëta, por Sassuolo është një skuadër e talentuar teknikisht dhe e shpejtë, ndaj na krijoi probleme reale”. / abcnews.al