Pioli: Po marrim formën e një skuadre, Milani im ka gabuar vetëm një ndeshje

schedule21:03 - 23 Nëntor, 2019

schedule 21:03 - 23 Nëntor, 2019

Milani zhvilloi një ndeshje të mirë, por nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Napolit në “San Siro”. Jack Bonaventura rigjeti golin e shumëpritur pas shumë kohësh, teksa Stefano Pioli e ka analizuar në këtë mënyrë ndeshjen në prononcimin e dhënë për Sky Sport.

Po fillojmë të luajmë si një skuadër. Rëndësi ka që të vazhdojmë të krijojmë raste të rrezikshme për gol. Duhet t’i vëmë sulmuesit në pozita goli. Ndoshta mund ta kishim fituar ndeshjen e sotme. I kam shpjeguar skuadrës disa koncepte të vogla dhe djemtë po i interpretojnë mirë.

45 ditë janë pak. Nëse do të ishim në gusht, do të isha i lumtur me qëndrimin e skuadrës. Jemi përballur me 4-5 skuadra të rëndësishme. Vetëm kundër Romës nuk kemi luajtur si skuadër.

Djemtë duhet ta kuptojnë rëndësinë e të luajturit si skuadër. Është normale që të mos jemi të çliruar psikologjikisht, por djemtë po japin sinjale të rëndësishme. Kjo na bën të kuptojmë se jemi në rrugën e duhur“, përfundon trajneri i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!