Pioli nuk ka asnjë dyshim: Theo mund të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

schedule14:56 - 6 Korrik, 2020

schedule 14:56 - 6 Korrik, 2020

Nesër në mbremje pritet të zhvillohet supersfida mes Milanit dhe Juventusit. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, në konferencën e zakonshme për shtyp në ditën e sotme është ndalur gjatë duke folur për Theo Hernandezin. Mbrojtësi francez ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Seria A dhe sipas italianit ai mund të bëhet më i mirë në botë në rolin e tij.

”Theo punon më mirë në aspektin sulmues. Ai po punon aktualisht me fazën e mbrojtjes, ku duhet të tregojë më shumë kujdes. Nëse ai punon më shumë për këtë, atëherë padyshim që do të jetë një nga mbrojtësat më të mirë anësorë në botë. Në ndeshjen e nesërme, ai duhet të jetë i vëmëndshëm dhe të luajë me kujdes”, deklaron Pioli.

Hernandez numëron 26 ndeshje me fanellën e Milanit, ku e ka gjetur rrugën e rrjetës plot pesë herë dhe ka dhuruar katër asiste për shokët e ekipit. Nga ana tjetër, kuqezinjtë do të kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive të rezulatateve kundër Juves, ku kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet që nga rifillimi i kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!