Milani luan nesër në Çeki ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa League. Kuqezinjtë janë kualifikuar dhe takimi ndaj Sparta Prague nuk ka asnjë farë rëndësie apo presion rezultati.
Stefano Pioli pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësi të luajnë atyre që kanë përfituar pak minuta, teksa trajneri italian komenton edhe gjendjen e lojtarëve të dëmtuar.
“Në skuadrën tonë ka një konkurrencë të madhe, unë doja sa më shumë lojtarë me potencial për të luajtur si titullarë dhe klubi m’i ka plotësuar dëshirat. Nesër do të zbresë në fushë një skuadër që do të japë maksimumin dhe do të tentojë fitoren.
Të gjithë lojtarët janë pjesë e projektit, vetëm ata që e shohin nga jashtë mendojnë ndryshe. Të gjithë po punojmë në të njëjtin drejtim dhe nesër do të luajnë ata që kanë pasur pak hapësira.
Përgatitemi shumë për të fituar dhe është normale që të gëzojmë kur ia dalim të marrim tre pikët, por nga e nesërmja mendojmë për sfidën e radhës. Gjithsesi, nuk ka fare eufori, ndaj Spartës duhet të bëjmë një ndeshje në nivelit e Milanit.
Ibrahimovic? Ndihet më mirë dhe po vazhdon të rikuperohet. Leao është grumbulluar dhe është gati për këtë takim. Qëndron jashtë prej 3 javësh dhe do e aktivizoj nesër. Bennacer nuk e grumbullova, po punon për të qenë gati për Parmën“, deklaron Pioli. /abcnews.al