Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në katër ekipet e para dhe të rikthehen në Champions League. Kjo është ajo që ka rëndësi dhe te Milani e kanë shprehur shpesh diçka të tillë. Pas triumfit kundër Romës foli trajneri Stefano Pioli, i cili analizoi duelin në fushë me kryeqytetasit dhe më pas foli edhe për tema të tjera.
NDESHJA – “U thashë futbollistëve të mi se dy ndeshje negative nuk mund të na bëjnë të humbasim besimin e asaj që kemi ndërtuar së bashku për më shumë se një vit. Shpresonim të paraqiteshim më mirë gjatë dy javëve të fundit, por ato na dhanë motivim. Pjesa e parë e jona ishte e jashtëzakonshme.
Mund të kishim shënuar më shumë gola. Ishte një ndeshje me ritëm dhe intensitet të lartë, sikurse në pëlqen të luajmë. Përballë kishim një skuadër të fortë si Roma, ndaj pësimi i një goli edhe pranohet. Djemtë meritojnë lëvdata për atë që dhanë në fushën e lojës”.
TOMORI – “E prisja atë paraqitje, pasi Tomori luajti një derbi disa ditë pasi u bashkua me ne dhe ka qenë në këtë nivel që nga fillimi. Unë ende besoj se është grupi ai që i lejon individët të paraqiten mirë dhe të gjithë së bashku fituam një ndeshje shumë të rëndësishme”.
KUNDËRSHTARI – “Roma ka lojtarë që luajnë me intensitet dhe janë cilësorë në sulm, kështu që e dinim që po rrezikonim. Gjithsesi ne kemi arritur të rikuperojmë më shumë topa në fushën e tyre dhe për këtë arsye ishim më të rrezikshëm në sulm. Gjithçka kë të bëjë me vënien në peshore të kostove dhe përfitimeve nga një sjellje e tillë dhe ne ajo na jep më shumë përfitime”.
ECURIA – “Ne jemi ende një ekip i ri, ndonjëherë jemi naivë, por kemi 17 pikë më shumë se sezoni i shkuar, jemi në garë në Europa League dhe kemi luajtur ndeshje më shimë se kushdo tjetër në Serie A. Nuk e harroj se jemi skuadra më e re në kampionat. Jemi të ndërgjegjshëm që kundër Spezia dhe Inter nuk ishim vetvetja”.
DËMTIMET – Ibra, Rebic dhe Calhanoglu patën probleme dhe u zëvendësuan dje. Në lidhje me ta Pioli shton: “Të gjithë dolën për probleme muskulore. Për momentin duken më shumë si lodhje, se sa si sforcime. Gjithsesi do të shohim testet mjekësore se çfarë do të thonë. Është moment vendimtar i sezonit dhe shpresoj që ata të mos kenë diçka serioze. Na duhen të gjithë në dispozicion.
ATMOSFERA – “Vendi i tretë zhgënjim? Mendoj se kjo provon se futbolli është një botë e vjetër dhe e çuditshme. Nëse do t’i thoshim dikujt vjet se do të ishim në vend të dytë, njerëzit nuk do të na kishin besuar. E dimë se ku e kemi nisur, cili është objektivi ynë dhe rruga që duhet të ndjekim.
Mund t’ju siguroj që katër skuadrat që do të jenë në katër më të mirat do të lumturohen shumë, të tjerat jo. Kështu që ne shpresojmë që të jemi të lumtur. E kuptojmë që i kemi rritur pritshmëritë duke bërë paraqitje të mira për një kohë kaq të gjatë”, përfundoi Pioli. /abcnews.al