Pioli: Më pëlqyen këto dy gjëra dhe Rebic. Juventusi? S’janë të pamposhtur

schedule09:43 - 29 Janar, 2020

schedule 09:43 - 29 Janar, 2020

Milani zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive dhe ia doli të kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë krijuan shumë, hasën vështirësi ndaj Torinos, por në fund fituan 4-2 pas kohës shtesë, ndërkohë që 90 minutat u mbyllën në barazim 2-2.

Stefano Pioli është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij. Milani po rritet dhe trajnerit i pëlqeu cilësia e lojtarëve. Pioli nuk i kursen elozhet për Ante Rebic dhe beson te kualifikimi kundër Juventusit, rivalit të ardhshëm në Kupë.

Ishte një ndeshje shumë e bukur. Nuk e meritonim disavantazhin, madje duhet ta kishim mbyllur pjesën e parë në epërsi. Skuadra tregoi dëshirë të madhe për të qëndruar në lojë dhe eliminuam një kundërshtar të vështirë.

Rebic zhvilloi një ndeshje të madhe, është një lojtar me cilësi dhe po jep kontribut të madh për skuadrën. Mbrojtja? Në ndeshjet e kaluara kemi lejuar shumë hapësira, kundër Torinos nuk ndodhi diçka e tillë. Skuadra ishte kompakte dhe punoi mirë.

Jam i kënaqur edhe me kualitetin që shfaqëm dhe po tregohemi të ekuilibruar. Juventus? Do të jemi në gjendjen e duhur për gjysmëfinalen. Juventusi nuk është i pamposhtur, edhe pse mbeten skuadra më e fortë në Itali. Le t’i marrim ndeshjet një nga një“, përfundon trajneri i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!