Përgjigja e tamponit ka dalë negative dhe Stefano Pioli është gati të rikthehet në pankinën e Milanit. Trajneri i kuqezinjve fitoi betejën me Covid-19 dhe ndihet i lumtur e i çliruar.
“Më ka munguar puna e përditshme dhe skuadra. Ishin 18 ditë të gjata, e kisha të vështirë të flija nga emocionet kur më treguan se tamponi ka dalë negativ”, deklaron trajneri italian.
Milani pret Celtic në “San Siro” nesër në mbrëmje (18:55), sfidë e grupit H të Europa League. Një fitore sjell kualifikimin dhe skuadra e “Djallit” është gati të marrë tre pikët kundër skocezëve.
“Dua të falënderoj Bonerën për punë e kryer, është një djalë inteligjent. U infektova me Covid-19, por e kalova lehtë për fat të mirë. Duhet të provojmë gjithmonë të kontrollojmë ne ndeshjet.
Kur është momenti për të vuajtur, duhet të tregohemi kompaktë dhe të vuajmë të gjithë bashkë. Ama, duhet të jemi gjithmonë të rrezikshëm dhe të vëmë në vështirësi kundërshtarët“, deklaron Pioli. /abcnews.al