Pioli kërkon përmbysjen ndaj Romës: Duam gjysmëfinalen e Europa League

schedule19:22 - 17 Prill, 2024

schedule 19:22 - 17 Prill, 2024

Stefano Pioli tentoi të karikonte Milanin në konferencën për shtypin përpara çerekfinales së kthimit ndaj Romës në Europa League. Kuqezinjtë humbën 0-1 duelin e parë në “San Siro”.

Të enjten (21:00) zhvillohet përballja e kthimit në “Olimpico”, aty ku kuqezinjtë do të tentojnë përmbysjen dhe kualifikimin në gjysmëfinale.
“Duhet të kemi besim maksimal tek aftësitë tona. Kemi kualitetin për të zhvilluar një ndeshje të madhe dhe për të fituar. Sfida e parë nuk vlen më, të mos e mbajmë mendjen aty.

Sigurisht që ka shumë gjëra të vogla që mund dhe duhet t’i bëjmë më mirë për të vënë në vështirësi kundërshtarët tanë. Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, duhet të vendosim shumë cilësi dhe energji në fushë.

Nesër kemi një mundësi shumë të mirë, objektivi ynë i vetëm është kualifikimi në gjysmëfinale“, u shpreh trajneri i Milanit. I cili u ndal edhe te Rafael Leao.

“Kurrë nuk kemi fituar për shkak të Leaos, dhe as që kemi humbur ndonjëherë për faj të tij. Ne luajmë si skuadër dhe gjithmonë përpiqemi të punojmë së bashku. Për të fituar dhe për t’u kualifikuar është e nevojshme që të gjithë lojtarët të luajnë në maksimumin e tyre”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!