Pioli: Keqardhje, e nisëm keq. Më pëlqeu temperamenti i djemve

schedule23:54 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 23:54 - 13 Dhjetor, 2020

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Parmës në “San Siro”. Kuqezinjtë krijuan shumë, goditën 4 herë shtyllën dhe traversë, rikuperuan disavantazhin e dyfishtë dhe në fund morë një pikë falë dygolëshit të Theo Hernandez.

Stefano Pioli nuk është i kënaqur me rezultatin, por vlerëson karakterin e djemve të tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. Objektivi i Milanit është rikthimi në Champions League dhe trajneri beson se “Djalli” do ia dalë të realizoi një gjë të tillë

Nuk jam i dëshpëruar që humbëm dy pikë, por mbetet një mbrëmje negative. Patëm vështirësi shënimi dhe veç kësaj pësuam dy dëmtime. Na vjen keq për Gabbia dhe Bennacer. Ne nuk iu qasëm mirë lojës, ishim pak të butë, pastaj gjithçka u vështirësua.

Mund të kishim barazuar më parë, por kemi zemër dhe vullnet, ishte një ndeshje shumë të vështirë. Ne gjithmonë luajmë për të fituar, kishim shanse. i lamë pak hapësira kundërshtarit, por bëmë gabime përpara portës kundërshtare. Në pjesën e parë luajtëm mirë, në pjesën e dytë ishim më pak të kthjellët. Vendosëm shumë shpirt dhe sulmuam me forca të shumta.

Ibra? Me Zlatan ne jemi shumë të fortë, por ekipi krijoi shumë edhe sot. Ne e mbushëm zonën e Parmës me shumë lojtarë. Ekipi bëri mirë me dhe pa Zlatan, ky është një aspekt i rëndësishëm. Duhet t’i japim merita edhe Parmës, por kur dominon dhe sulmon lë dhe hapësira mbrapa.

Treguam forcë mendore dhe temperament. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për këtë ekip. Sot nuk do të nënshkruaja për vendin e pestë, ekipi është ambicioz dhe djemtë kanë treguar se mund të garojnë në mënyrë të barabartë me të gjithë“, përfundon Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!