Pioli karikon “kuqezinjtë” para çerek-finales: Jemi shumë të motivuar, do të kalojmë në gjysmë-finale

schedule19:43 - 17 Prill, 2023

schedule 19:43 - 17 Prill, 2023

Milani fitoi 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, ndërsa nesër në Napoli do kërkojë “biletën” për në gjysmë-finalen e UEFA Champions League, ku përballë si kundërshtarë mund të ketë “kushërinjtë” e Inter.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme në prag të përballjes me Napolin, tekniku Stefano Pioli Tekniku e pranoi se përballja e nesërme do të jetë mjaft e vështirë, por sërsih ka besim te skuadra.

“Është normale që jemi shumë të motivuar, shumë të përqendruar, do të jemi shumë të vendosur të përpiqemi të arrijmë ku duam. Ne presim një ambient krejtësisht të ndryshëm në krahasim me ndeshjen e fundit që kemi luajtur atje në kampionat, jemi të vetëdijshëm për këtë. Por është po aq e vërtetë që këto mjedise do të na japin një motivim të madh dhe energji të madhe.

Besimi është atje dhe duhet të jetë aty, ne jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona, por jo sepse tashmë kemi fituar kundër kundërshtarëve tanë, por sepse i dimë vlerat tona, e dimë mënyrën tonë të lojës, sigurisht që do të zbresim në fushë me besim të madh. Ne kemi një avantazh shumë të vogël, por këtë vit Napoli, veçanërisht në Champions League, ka shënuar mesatarisht të paktën tre gola në ndeshjet në shtëpi ndaj kundërshtarëve si Eintracht, Rangers, Ajax dhe Liverpool. Morëm një avantazh të vogël, por do të jetë një kualifikim ende për t’u merituar, për t’u fituar dhe sigurisht që do të ketë një ndeshje të nivelit të lartë për të luajtur”,- është shprehur tekniku italian.

Gjithashu gjatë konferencës tekniku Pioli tregoi dhe nëse do të ketë ndryshime në sfidën ndaj Napolit teksa kujtojmë se ekipet janë përballur 2 herë në 2 javët e fundit dhe po bëhen gati për përballjen e 3-të.

“Ndoshta diçka do të ndryshojë edhe nesër, si në pozicionet tona ashtu edhe në ato të rivalëve tanë. Në çdo rast, çdo lojë tashmë bën historinë e saj… Është e çuditshme që takohemi tre herë brenda pak ditësh, por shyqyr që është kështu. Sigurisht që do të jetë një ndeshje emocionuese, le të flasim për mundësinë që njëra apo tjetra skuadër të arrijë në gjysmëfinalen e Champions League, pra do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë, me cilësi, vëmendje, vendosmëri, intensitet, energji, por sigurisht që do të jetë një nivel i lartë loje”,- është shprehur Pioli në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al