Stefano Pioli është ndaluar në rrugë nga gazetarët e Sky Sport në Milano, ku është pyetur për Milanin. Ish-trajnerit të Fiorentinës dhe Interit i është kërkuar të përshëndesë tifozët e Milanit, por Pioli tha shkurtimisht: “Do të flasim nesër për këtë gjë”.
Sot, klubi i Milanit konfirmoi shkarkimin e Marco Giampaolos vetëm pas shtatë javësh kampionat në Serie A. Forma e dobët e Milanit i kushtoi stolin trajnerit italian, i cili me shumë gjasa do të pasohet nga Pioli./abcnews.al