Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Ibra dhe Kjaer në dyshim për Veronën, merkato jonë u nënvlerësua

schedule15:36 - 1 Shkurt, 2020

schedule 15:36 - 1 Shkurt, 2020

Milani po kalon një moment të mirë dhe përballë Veronës do të tentojë fitoren e katërt radhazi në kampionat. Kuqezinjtë presin ekipin e Kumbullës dhe Rrahmanit në “San Siro” nesër (15:00) dhe Stefano Pioli ka analizuar këtë përballje në konferencën për shtyp.

SITUATA – “Ibrahimovic dhe Kjaer janë me grip prej disa ditësh dhe nuk do të jetë e thjeshtë t’i grumbulloj për ndeshjen me Veronën. Edhe Krunic ka probleme, por skuadra është gati”.

FORMA – “Nuk ndodh rastësisht të fitosh kaq ndeshje radhazi. Ngjitja në renditje është shumë e lodhshme dhe e vështirë, por e dimë se çfarë panorame të bukur do të shohim kur t’ia dalim. Duhet të vazhdojmë përpara me motivim”.

MERKATO – “Jam i kënaqur që merkato u mbyll, u treguam të aftë për të qëndruar të përqendruar, tani kemi një grup që ka dëshirë të madhe për të punuar. Nota e merkatos? Vendosjani ju, unë jam i kënaqur. U kryen lëvizjet që prisnim, por mendoj se është nënvlerësuar merkato jonë. Lojtarët e afruar po na ndihmojnë në aspektin e personalitetit. Jo vetëm Ibra, por edhe Kjaer e Begovic, teksa kemi marrë edhe të rinj të talentuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!