Pioli i zhgënjyer pas eleminimit nga Champions, Leao karikon skuadrën: Le të fitojmë trofeun e Europa League

schedule10:16 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 10:16 - 14 Dhjetor, 2023

Premtuan spektakël në Anglinë e largët dhe atë dhuruan. “Djajtë” e Milan arritën një fitore të madhe, mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas, teksa në “St. James’ Park” përmbysën me rezultatin 1 me 2, “bardhezinjtë” e Newcastle, duke fituar pas plot 18 vitesh sfidën e parë në tokën angleze, si dhe duke siguruar ecurinë e tyre në turnetë evropianë, edhe pse jo në UEFA Champions League.

“Kuqezinjtë” e Milan siguruan vendin e tretë, në “grupin e ferrit”, të Champions-it, duke mbledhur plot 8 pikë, po aq sa PSG e vendit të 2-të, por me një golavarash më negativ se francezët, duke siguruar kështu, një vend në fazën me eleminim direkt të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube, UEFA Europa League.

Pas fitores ndaj Neëcastle foli edhe tekniku i “gjigantëve” të Italisë, Stefano Pioli me shumë keqardhje u shpreh se pengu më i madh lidhur me kualifikimin në Champions është padyshim ai barazim 0 me 0, në “San Siro”, pikërish ndaj Neëcastle në sfidën hapëse të UEFA Champions League.

“Pengu më i madh lidhet me ndeshjen e parë kundër Newcastle (0-0), pasi duhej ta kishim fituar për mënyrën se si luajtëm. Na vjen shumë keq që nuk arritëm të kualifikoheshim. Nuk fitonim në Angli prej vitit 2005.

Ne luftuam dhe besuam deri në fund. Jam i kënaqur me fitoren, por i hidhëruar për largimin nga Champions League. Ndjej keqardhje që nuk arrita të marr maksimumin e ekipit në grupe. Sepse insistoj se kam një ekip shumë më të fortë se vjet”,- u shpreh tekniku italian.

Mirëpo, përveç “strategut” të pankinës, disa fjalë për kalimin në UEFA Europa League i tha edhe “ylli” i skuadrës, Rafael Leao, i cili pas ndeshjes u shpreh se së bashku me shokët e tij të skuadrës do të tentojë fitimin e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Evropë, trofe, i cili nuk është fituar kurrë nga 7 herë kampionët e UEFA Champions League.

“Donim të vazhdonim në Champions, e dinim që nuk mund të avanconim dot përpara pa fitore. U gëzuam për tri pikët, po sa keq që nuk mjaftuan. Tani të vijojmë përpara në Europa League, turne që Milani nuk e ka fituar kurrë më parë. Le të provojmë ta fitojmë.

Ku dështuam? Mendoj se na ka munguar uria, sidomos në 2 ndeshjet e para të grupit, sepse teknikisht kemi qenë mirë. E kundërta ndodhi ndaj Newcastle, uria dhe shpirti i ekipit përmbysi ndeshjen. Nuk isha në formën më të mirë, por skuadra më ndihmoi shumë. Me vjen keq që nuk shënova te rasti që u ndala nga shtylla”,- u shpreh anësori “luzitan”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!