Pioli e pranon: Te Milani jam në kohën dhe vendin e duhur për të fituar

schedule08:54 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 08:54 - 12 Dhjetor, 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli dhe një herë për të kaluarën e tij si trajner. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai e pranon se kabineti i tij i trofeve është ende bosh dhe për këtë arsye kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë. Gjithesesi, italiani deklaron se tashmë tek Milani është në kohën dhe vendin e duhur për të fituar.

“Jam me fat që punoj në futboll, së pari si lojtar dhe tani si trajner, gjë që të cilën e kam ëndërruar gjithmonë. Më pëlqen të jem i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, por ndonjëherë duhet të mbyllësh njërin sy për të mirën e ekipit. Kjo nuk do të thotë që nuk kam karakter apo vendosmëri. Në futboll shpesh herë njerëzit ngatërrojnë mirësjelljen dhe respektin me mungësen e egos”, deklaron italiani.

 

“Unë e di që kabineti im i trofeve është ende i zhveshur, por jam i bindur për aftësitë e mia dhe i them nënës sime se do të ketë medalje argjendi shumë shpejt. Një trajner ka nevojë për skuadrën e duhur, të cilën unë nuk e kam patur deri sot. Iu afrova me Lazion deri në finalet e Kupës dhe Superkupës së Italisë, por fatkeqësisht në finale ishim kundra Juventusit. Tani e ndjej tek Milani që jam në vendin e duhur dhe në kohën e duhur”, përfundon Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!