Milani po mendon për ndeshjen kundër Cagliari në transfertë dhe trajneri Stefano Pioli ka folur para mediave: “Ishte një javë ndryshe, sepse u stërvitem çdo ditë. Punuam mirë. Sinqerisht nuk kemi folur për klasifikimin, por jemi të fokusuar në situata që nuk jemi shumë preciz”.
“Po tregohemi solidë si skuadër në fazën kur nuk e kemi ne kontrollin e topin. Nuk po shënojmë shumë, por kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë. Ndeshjet janë të hapura për të gjithë dhe detajet bëjnë diferencën. Duhet të jemi të kujdesshëm në gjithçka, duke përfshirë edhe shënimin e disa golave të tjerë”.
Ibra dhe Giroud? “Ibra është padyshim më mirë se një javë më parë. Ai bën shumë punë të individualizuar për trupin e tij. Minutat e tij janë shtuar, pastaj do të shohim se çfarë zgjedhje do të bëjmë. Giroud ka dhënë cilësi, karakter dhe thellësi teknike. Ai po jep shumë në grupin tonë”.
“Titulli në dorë të Milani? Praktikisht jemi vetëm një pikë përpara Interit, ndoshta Atalanta po humbet disa pikë. Ne duam të fitojmë nesër, i dimë vështirësitë. Duhet të mendojmë vetëm për të nesërmen, vetëm kështu mund të shkojmë përpara”. / abcnews.al

