Pioli beson “verbërisht” te Tatarusanu: Nuk kishte nevojë për të afruar një portier

schedule23:45 - 9 Shkurt, 2023

schedule 23:45 - 9 Shkurt, 2023

Me rumunin Tatarusanu, i cili nuk po bind mes “shtyllave” të Milan, nga opinioni botëror u duk paksa e çuditshme, mos afrimi i një portieri tjetër më kualitativ, në merkaton e dimrit.

Në një konferencë për mediat të dhënë ditën e sotme, tekniku italian i “djajve”, Stefano Piolo ka ritheksuar bësimin e “verbër”, që ka te “gardiani” rumun dhe se pavarëisht problemeve fizike që Mike Maignan ka, sërish Tatarusanu do të jetë “numri 1” i portës, deri në rikthimin e francezit.

“Zgjedhja ishte e imja dhe ajo e fushës teknike. Ne kemi besim te Tatarusanu dhe mendojmë se Maignan mund të kthehet së shpejti”,- është shprehur plot bindje, Pioli. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!