Pioli bën “gjysmë-rotacion”, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Cremonese

schedule20:24 - 3 Maj, 2023

schedule 20:24 - 3 Maj, 2023

Në më pak se 45 minuta, “kuqezinjtë” e Milan do të presin në mitikun “San Siro”, “diletantët” e Cremonese, në përballjen e vlefshme për javën e 33-të të Kampionatit Italian të futbollit, Serie A.

Përsa i përket përzgjedhjes së tituallërve, tekniku i Milan, Stefano Pioli ka vendosur të bëjë një “mini-rotacion” përballë Cremonese, teksa ka vendosur t’i rreshtojë lojtarët e tij sërish me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Ballo-Toure e Calabria, me qendrën që mbulohet nga Thiaw e Kalulu. Më të tërhequr në mesfushë janë Vranckx e Bennacer, ndërsa organizimi i aksioneve i është besuar treshes Diaz-De Ketelaere-Saelemaekers. Ndërkaq, i vetëm në “majën” e sulmit është ish-“bomberi” i Liverpool, Divock Origi.

Në krahun tjetër, tekniku i Cremonese, Davide Ballardini ka vendosur të përdorë po të njëjtin formacion si “kundërshtari”, teksa i rreshtuar të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë nuk ka si të mungojë Carneseçhi e para tij në mbrojtje Sernicola, Chiriches, Lochoshvili e Vasquez. Para tyre në mesfushë janë Benassi e Meite, ndërsa më të avancuar janë Bunaiuto, Galdames e Picke. Ndërkaq, në majën e sulmit është vendosur i vetëm talenti ganez Felix Afena-Gyan. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!