Piobbico, fshati piktoresk italian, i ‘Njerëzve të Shëmtuar’

schedule09:47 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 09:47 - 14 Dhjetor, 2019

Për 140 vite, Piobbico njihet si vendi i njerëzve të shëmtuar, por vitet e fundit lëvizja e fshatit ka lulëzuar në një lëvizje mbarëbotërore.

I vendosur në një luginë mes Apenineve dhe detit Adriatik në Italinë Qendrore, Piobbico është një rajon tipik mesdhetar, me ndërtesa guri dhe pyje të harlisura. Por, pavarësisht bukurive natyrore, ai njihet për “shëmtinë” e banorëve.

Që prej vitit 1879, në fshatin me 2,000 banorë, ka ekzistuar Club dei Brutti (Klubi i të shëmtuarve), një shoqatë, anëtarët e të cilës besojnë se “një person nuk është ai që duket së jashtmi”. Sot, e njohur si “Shoqata Botërore e Njerëzve të Shëmtuar”, klubi numëron më shumë se 30,000 anëtarë nga 25 vende të botës.

Club Dei Brutti fillimisht u konceptua si një vend që do t’u shërbente grave beqare të qytetit, por më pas u shndërrua në një tjetër dimension. Qëllimi i klubit ishte që t’u kujtonte njerëzve se bukuria fizike është e parëndësishme.

Sot është mjaft e lehtë për t’u bërë pjesë e tij. Anëtarët e vjetër duhet thjesht të gjykojnë pamjen e atyre që kërkojnë të bëhen pjesë. Pasi shqyrtojnë, e përcaktojnë pamjen fizike nga “e papërcaktuar” në “jashtëzakonisht e shëmtuar”. Duhet thënë që anëtarët e klubit nuk kanë domosdoshmërisht probleme estetike – qëllimi i tyre është festimi për bukurinë e brendshme.

Të dielën e parë të shtatorit, njerëzit nga e gjitha bota mblidhen në Piobbico për të marrë pjesë në Festivalin Vjetor të Njerëzve të Shëmtuar, ku anëtarët zgjedhin presidentin. Të gjithë hanë tartuf me miell misri dhe makarona.

Në një vend si Italia, që tërheq gjithnjë vëmendjen për la bellezza, ky cep i vogël i vendit dëshmon sa rëndësi ka të qenit origjinal./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!