Pini kafe çdo mëngjes? Ndoshta duhet ta ndryshoni këtë zakon, kjo është arsyeja

schedule08:19 - 5 Nëntor, 2022

schedule 08:19 - 5 Nëntor, 2022

Për shumicën e njerëzve, kafja në mëngjes është pjesë e rutinës së përditshme. Por një eksperte ka paralajmëruar se ky zakon mund të ndikojë në hormonet tuaja. Terapistja Olivia Hedlund thotë se konsumimi i pijes me stomakun bosh mund ta shtyjë trupin tuaj në një gjendje stresi të lartë.

“Kafeja nuk është vetëm acid, kështu që është e vështirë për stomakun tonë në mëngjes. Por kjo bën që trupi ynë të kalojë në një përgjigje stesi. Kjo është arsyeja pse disa njerëz nervozohen kur pinë kafe me stomakun bosh në mëngjes”, shpjegoi terapistja ushqyese Olivia Hedlund.

“Edhe pse ndihet shumë mirë, është ende shumë e vështirë për trupin tuaj, veçanërisht nëse jeni grua”, shtoi ajo. Por çfarë nëse keni ende nevojë për kafenë tuaj të mëngjesit? Olivia thotë se ka një zgjidhje.

“Merrni diçka të vogël para se të pini një kafe. Do të vini re një ndryshim nëse jeni duke luftuar me një çekuilibër hormonal apo edhe me probleme të zorrëve,” shtoi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!