Një pinguin është gjetur në brigjet e Zelandës së Re, të paktën 3 mijë kilometra larg habitatit të tij natyror të Antarktidës. Pinguini Adélie u gjet i humbur në bregdet. Harry Singh, banori lokal që e gjeti, tha se fillimisht mendonte se ai ishte një lodër.
“Në fillim mendova se ishte një lodër e butë, papritmas pinguini lëvizi kokën kështu që kuptova se ishte e vërtetë. Nuk lëvizi për një orë, dukej i rraskapitur”, tha Singh për BBC. Ai thirri shpëtimtarët pasi ishte i shqetësuar se pinguini nuk po hynte në ujë, duke e bërë atë një objektiv të mundshëm për kafshët grabitqare.
Pinguini Adelie përfundimisht do të lëshohet në një plazh të sigurt në Gadishullin Banks. /abcnews.al