Pinë e u bënë “tapë, pastaj rrahën pronarin e lokalit: Në fund nuk pati asnjë të arrestuar

schedule10:25 - 9 Nëntor, 2019

schedule 10:25 - 9 Nëntor, 2019

Një pronar lokali është dhunuar në mënyrë barbare në Pogradec mbrëmjen e djehsme.

Sipas informacioneve ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, dhe pronari i lokalit, 40-vjeç është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij.

Shtetasi është identifikuar si Erjon Çollaku dhe është dhunuar me mejete të forta para lokalit të tij duke mbetur pa ndjenja.

Ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.

40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ku ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.