Në përfundim të procesit gjyqësor në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit, ish ministri Fatmir Mediu u shpreh për mediat se sot doli qartë se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania.
“Dua që të gjithë ta keni të qartë se sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri i Mbrojtjes ka ardhur e përcaktuar nga kompania. Dhe për më tepër ministri i Mbrojtjes as ka qenë në dijeni dhe as ka qenë ndonjëherë në Gërdec. Urdhri 2044 është i përgatitur nga strukturat e shtabit të përgjithshëm, drejtoria logjistike strukturat e shtabit, përcjellë nëpërmjet shefit të shtabit dhe drejtorisë juridike te ministri i Mbrojtjes.
Cështjet që ngriti Pinari nuk i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes, në aspektin e kalibrave apo të sigurisë dhe dua ta bëj të qartë që vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton ministrit disa MEICO-s disa detyra dhe FA lëvizjen sigurinë e procesit, trajtimin e produkteve të demontimit, dhe përcakton se ka nevojë për çmilitarizimin jo vetëm për urdhër të ministrit por edhe për një udhëzim të shefit të Shtabit të përgjithshëm, i cili ka munguar.
Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri, përndryshe nuk do flisnim për FA. Pra e gjithë kjo situatë, qartësoi një gjë, që ministri I Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare, ligjore, interesat e sigurisë së vendit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka zbatuar vendimin e VKM me atë detyrë që I ka lënë Këshilli.
Vendimi përcakton që kalimi i municioneve bëhet me urdhër ministri, ministri ndërton komisionin për cmimet dhe një komision të posacëm të kategorizimit, më pas vihet në lëvizje ministri dhe urdhri 2044 sic u cmua edhe sot ka ardhur si një procedurë dhe i përgatitur nga shtabi i përgjithshëm.” u shpreh Mediu.
Pyetje: A ngritët shqetësime rreth problematikeve në Gërdec?
Mediu: Ka një sistem komandim kontrolli në FA. Pra ato adresohen në struktura përkatëse i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i Policisë Ushtarake që ka qenë se po prishen godina dhe kjo është adresuar. Nuk ka asnjë informacion tjetër që të ketë ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes. Në muajin shkurt dhe 15 ditë përpara se të ndodhte shpërthimi ka pasur takime dhe Gërdeci është konsideruar si linja më e mirë.
Pyetje: Pas tragjedisë keni diskutuar me Ylli Pinarin?
Mediu: Kam deklaruar që kam qenë në Bruksel, me drejtorin e shërbimit Informativ dhe na është thënë që duhet të kemi kujdes. Zhvillimet në rajon kanë qenë se ka pasur synimi për të penguar përfshihen në NATO. Është kërkuar të bëhet një eksperiment në raport me atë shkak që ndodhi tragjedia. Është në interesi të Shqipërisë, të sigurisë së vendit të bëjë një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje dhe jo të Fatmir Mediut.