Ka lindur në Greqi, por është nga Delvina.
Stavro Pilo është i rëndësishëm këtë sezon në Superligën greke tek AEK i Selanikut, e duket se kontributi i tij do të jetë edhe në kombëtaren shqiptare.
Mediat në vendin fqinj raportojnë se mbrojtësi i majtë ka zgjedhur të përfaqësojë kuqezinjtë dhe se do të marrë ftesë tani në mars nga trajneri Silvinjo.
Po flasim për një futbollist që është 24-vjeçar, dhe që këtë sezon ka qenë tepër i dalluar në skuadrën athinjote me 3 asiste, ndërsa padyshim që ka spikakur edhe në lojën në prapavijë.
Ka qenë edhe kontributi i tij, ashtu si i portierit tonë Strakosha, i sulmuesit Joviç, dhe i të tjerëve që AEK është në vend të parë në Superligën greke dhe mbetet favorit për titullin kampion.
Mediat greke si “Novasport” apo “Protothema” e japin të sigurt që ai do ta marrë ftesën e teknikut të Shqipërisë, Silvinjo, që duket se kërkon të forcojë krahun e majtë të mbrojtjes, dhe do të jetë shok me Strakoshën në ekipin përfaqësues.
I lindur në Rodos, ai mori tepër vonë pasaportën greke duke ndryshuar mbiemrin në Pilios, por besohet se në fanelën e kombëtares do të vendoset mbiemri i tij i parë, Pilo.


