Është 19 vjec por me krijimet e tij në pikturë sot mban disa cmime të para, ku më i fundit është ai i Autoritetit të Dosjeve. Logo e të cilit është ideuar dhe pikturuar prej tij.
Kushtet e vështira familjare, e penguan të nisë këtë vit studimet në Akademinë e Arteve. Familjes, thotë se i vjen në ndihmë duke shitur punimet e tij.
“Ekspozita ime e parë është hapur në qytetin e Beratit është celur me 54 punime grafike, në teknika të ndryshme, teknika që i hasnim në shkollën artistike.
Logo e Autoritetit të Dosjeve, u krijua në kujtim të 50 vjetorit të revoltës së Spacit, e kam ndarë në dy pjesë. 4 yjet përfaqësojnë 4 dëshmorët që vdiqën në ditën e revoltës.” tha ai për ABC-ja e mëngjesit.