Piktura e Picasso-s shitet në ankand për 103,4 milion dollarë

schedule08:36 - 14 Maj, 2021

schedule 08:36 - 14 Maj, 2021

Piktura “Waman Sitting Near the Window (Marie Therese)” është vepra e pestë e Pablo Picasso dhe  është shitur për më shumë se 100 milion dollarë. Piktura ka përfunduar në vitin 1932, dhe u shit për 90 milion dollarë por më pas çmimi shkoi në 103,4 milion dollarë, sipas Christie’s.

Piktura, që përshkruan të dashurën dhe muzën e re të Picasso, Marie-Thérèse Walter, u ble në Londër vetëm tetë vite më parë për 28.6 milion paund. Kjo është më pak se gjysma e çmimit të ofruar të enjten.

Të martën, piktura ” In this case” nga piktori amerikan Jean-Michel Basquiat u shit për 93.1 milion dollarë, një nga dy ngjarjet më të rëndësishme në botën e ankandit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!