Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piktorja e pedonales/ Në rrugë me penel në dorë, frymëzim nga njerëzit

schedule14:26 - 28 Shkurt, 2026

schedule 14:26 - 28 Shkurt, 2026

Në një nga rrugët e Tiranës, të frekuentuar nga shumë njerëz dhe sidomos turistë, në pedonalen “Murat Toptani”, qëndron prej 7 vitesh me penel në dorë një grua piktore. Adriana Puleshi del aty çdo ditë për të pikturuar, por edhe për të shitur tablotë e saj. Piktorja thotë se aty gjen frymëzim mes qindra njerëzve që kalojnë, por njëkohësisht edhe mundësinë për të fituar përmes pikturave të saj. Me piktoren bisedoi Ajgena Korbi.

Kalimtarët ndalojnë kureshtarë përballë tablove të vendosura në anë të pedonales, në zemër të Tiranës, ndërsa Adriana Puleshi i shton ngjyra një tjetër pikture.

Mes zhurmës së lehtë të hapave dhe bisedave të njerëzve, ajo gjen frymëzim.



Prej mbarimit të Akademisë së Arteve, rreth 38 vite më parë, nuk e ka lënë asnjëherë penelin. Me jetë artistike aktive, me ekspozita brenda dhe jashtë vendit, dalja në pedonale rreth shtatë vjet më parë ishte një zgjedhje për liri.

Theu paragjykimet dhe mori atë që nuk ia dha studioja.

Në punët e saj gjen larmi: portrete, peizazhe, piktura abstrakte e motive tradicionale, me ngjyra që ndërthuren me mjeshtëri.

Turistët e shohin këtë skenë si një përjetim autentik, ndërsa për Adrianën pedonalja nuk është vetëm një vend ekspozimi, por edhe një hapësirë dialogu mes artistit dhe publikut.

Por jo çdo ditë është njësoj.

Prania e piktore­s në rrugë është edhe një ndalesë për reflektim. Përtej shitjes së veprave, arti del nga galeritë tradicionale dhe bëhet pjesë e përditshmërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!