Piktori shqiptar po korr sukses në botë: Ndryshe nga të tjerët, unë bëj piktura hiperaliste dhe pa foto reference

schedule09:35 - 10 Tetor, 2023

schedule 09:35 - 10 Tetor, 2023

Gëzim Meta është një nga piktorët shqiptarë të rrymës së hiperalizmit që po korr sukses kudo në botë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se si nisi pasioni i tij për pikturën në Liceun Artistik. Meta theksoi se ndryshe nga piktorët e tjerë, ka një dhunti që pikturën mund ta bëj me një përceptim të lirë pa një fotografi përpara.

Sakaq, Meta zbuloi se për të realizuar një pikturë i duhen shumë kohë, për shembull për pikturën e Mbretëreshës Elizabeth i janë dashur 12 muaj.

Unë kam bërë vetëm liceun për pikturë, por jam autodidaktë. Kjo është e lindur sa duan ta bëjnë dhe ta mësojnë, por është e vështirë. Rryma që unë përfaqësoj dhe e kam patentë, është hiperalizmi. Është një rrymë shumë e pëlqyer sot dhe është bërë trend botëror.

Hiperalizmi është kur piktura ia kalon dhe fotografisë për cilësinë dhe mesazhi social. Është më e fortë se fotografia se syri i njeriut ka më shumë piksel se aparati i më i mirë. Edhe kur ndërthuret syri i njeriut me aftësinë për të përzierë bojërat dhe për t’i aplikuar në një telajo, ndodh kjo.

Një nga aftësitë dhe talentet e mia të veçanta ndryshe nga hiperalistët e tjerë, unë arrij të bëj piktura hiperaliste dhe pa pasur një foto referencë 4K, 5K ose HD e pakta. Sepse aty hyn dhe gjendja shpirtërore, unë bëhem një me pikturën, jap dhe shpirtin aty. Unë kur hyj në studio, jam në botën time. Vendos kufjet dhe dëgjoj muzikë.

Më duhet shumë kohë për një pikturë, për shembull për pikturën e Mbretëreshës Elizabeth më janë dashur 12 muaj. Sepse unë jap nga vetja, nuk i qendroj strik fotografisë. Mund ta realizoj dhe pa fotografi. Unë punoj përditë. Nëse marr dhe ndonjë porosi tjetër, atëherë mua më duhet të punoj dyfish. Le të them 8 orë po ia japim projektit që po bëj dhe 4 orë ose 6 orë nëse kam fuqi ia jap projektit tjetër”, u shpreh ai./abcnews.al