Piktori që mban gjallë kujtesën/ Elbasani i dikurshëm në telajot e Gazmend Xhaferrit

schedule20:09 - 1 Korrik, 2023

schedule 20:09 - 1 Korrik, 2023

Femijërinë e ka kaluar mes ngjyrash. Dashurinë  për profesionin që sot ushtron e ka trashëguar nga babai që po ashtu ka qenë piktor.

Gazmend Xhaferri kujton se i ati punonte në shtëpi, atje kishte një kënd të vetin mbushur gjithë bojëra e telajo e në këtë ambient natyrshëm lindi tek ai pasioni për artin.

Nga i ati nuk ka trashëguar vetëm dashurinë për pikturën por edhe për Elbasanit.

Në studion e Gazmendit janë të shumta portretet e peizazhet por ato që bien në sy janë tablote mbi qytetin, vecanërisht të lagjeve historike.

Për pikturat e Elbasanit të dikurshëm bazohet në fotot e vjetra të arkivit. Njëra nga fotografitë që ka hedhur në telajo daton që në vitin 1916.

Te tilla punime që mbajnë gjallë kujtesën Gazmendi tregon se preferohen së tepërmi nga emigrantët. Ata janë nostalgjikë për qytetin e dikurshëm.

Punimet e Gazmendit kanë marrë cmime edhe nga institucionet por më të çmuara për të jane vlerësimet nga qytetarët ata që mbajnë në shtëpitë e tyre pikturat e tij.

Në familjen Xhaferri të gjithë anëtarët kanë lidhje me pikturën. Në hapat e tij po ecin edhe fëmijët.

Jetën e ka të lidhur ngushtë me pikturën ndaj premton se e ardhmja e tij do të vazhdojë të jëtë një udhëtim mbi ngjyra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!