Pikiata e euros/ Banka e Shqipërisë tërhoqi nga tregu 932 milionë euro në 2024 për stabilizimin e kursit

schedule15:26 - 31 Mars, 2025

schedule 15:26 - 31 Mars, 2025

Banka e Shqipërisë ka tërhequr rreth 932 milionë euro  nga tregu valutor gjatë vitit të kaluar me qëllimin kryesor  stabilizimin e kursit të  monedhës evropiane  por dhe rritjen e rezervës valutore. Nësë bëjmë një krahasim me vitet e kaluara blerjet e monedhës europiane rezultojnë në rekorde historike por  përsëri kjo nuk ka dhënë efekte të dukshme  në stabilizimin e  kursit.Në 2024 euro e ka nisur vitin në vlerën e 104 lekëve për të zbritur më pas në pjesën e dytë të vitit në nivelin e 98 lekëve.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në total gjatë vitit të kaluar u blenë 932.8 milionë euro, prej të cilave 649 milionë euro kanë qenë me objektiv ruajtjen e nivelit dysheme të kursit dhe vetëm  283.8 milionë euro ishin për të rritur rezervën valutore .Në total gjatë vitit të kaluar Banka e Shqipërisë ka realizuar 20 ankande për blerjen e monedhës europiane.Ndërkohë që gjatë këtij viti pritet që numri i ankandeve të jetë 22 dhe po ashtu edhe  vlera pritet të jetë më e lartë  e parashikuar midis  270-350 milionë euro.

Edhe vlera e rezerves  valutore e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord . Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në muajin shkurt të këtij viti  preku vlerën 6.9 miliardë euro, nga 5.5 miliardë euro që ishte një vit më parë. Ky nivel u ndikua nga blerjet e sasisë së valutës në treg nga Banka Qendrore për efekt të rezervës valutore por njëkohësisht edhe si një masë për  të mbajtur stabël nivelin e kursit të këmbimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!