Pikëpyetjet e nënave të reja, arkitektja dhe gazetarja e ABC ndajnë eksperiencën personale mes emocionesh

schedule11:00 - 14 Janar, 2022

schedule 11:00 - 14 Janar, 2022

Nënat e reja kanë shumë pikëpyetje të ndryshme në lidhje me fëmijën e tyre. Ato nisin që nga mënyra si zgjedhin të lindin dhe deri te vështirësitë për rritjen e fëmijës.

Për këtë është diskutuar sot në “Abc e Mëngjesit”, mes arkitektes Elona Bakiu, që është nënë e dy fëmijëve, gazetares së ABC Esiona Konomi, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe konsulentja e gjumit, Ornela Kulolli.

Vajzat kanë ndarë eksperiencat e tyre mes shumë emocioneve, duke këshilluar edhe të gjitha nënat e reja nga ekrani.

“Nuk mjafton vetëm të lexosh, sepse fëmija nuk është shkencë ekzakte. Është diçka shumë subjektive, është me temperament fëmije, me fizik bebe. Kështu që absolutisht nuk është 100%, por eksperienca ka treguar që çdo gjë ti e mëson gradualisht, pra të ndihmon leximin disa gjëra, për disa gjëra të tjera ti je që duhet t’i mësosh”, u shpreh Elona.

“Sa më shumë afrohet data e duhur, aq më shumë pasiguritë rriten, por pasiguritë e mia janë të përgjithshme. Në kuptimin që kam pikëpyetjen a do ja dal. Unë gjithmonë kam qenë një fëmijë i përkëdhelur në familje, në shoqëri, në punë dhe tani më duket sikur do të marrë një përgjithësi, të cilës nuk i ndahesh dhe nuk i largohesh dot për gjithë jetën tënde. Kjo më duket në përgjithësi një gjë që është shumë sfiduese. Kam pikëpyetjen e rikuperimit pas lindjes. Im shoq angazhohet që të bëjë një pjesë shumë të madhe, pavarësisht se mundësitë jam më të kufizuara biologjikisht për ta bërë këtë. Nuk kam shkuar te ndihma e familjarëve, sepse kam menduar se mund ta zgjidh me ndihmën e disa shërbimeve që sot mund të merren nga pajtimi i një mamie për një periudhë kohë në shtëpi, deri te pajtimi i një zonje që mund të merret me punët e shtëpisë”, tregoi Esiona.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!