Cristiano Ronaldo realizoi dy golat e Juventusit në barazimin 2-2 kundër Romës në “Olimpico”. Ylli portugez është ngjitur në shifrën e 450 golave në kampionate. Një tjetër rekord dhe askush më mirë se CR7 prej vitit 2003 në pesë kampionatet më të rëndësishme të Evropës.
35-vjeçari foli pas ndeshjes, duke vlerësuar pikën e marrë, sidomos pas mbetjes me një lojtar më pak (Rabiot u ndëshkua me të kuqe pas një ore lojë), teksa analizon garën e fortë në Serie A dhe Andrea Pirlon, trajneri e ri të “Zonjës”.
Another game, another record for @Cristiano! ??
4️⃣5️⃣0️⃣ goals in the Top-5 European leagues ⚽️#RomaJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/9pnH9XBZnl
— JuventusFC (@juventusfcen) September 27, 2020
“E kishim të qartë që ndeshja u komplikua shumë në momentin që mbetëm me një lojtar më pak, por ia dolëm të marrim një pikë të rëndësishme. Jemi vetëm në fillim të kampionatit dhe kemi një trajner të ri në pankinë.
E shoh shumë aktive skuadrën, ndodhemi në formë të mirë dhe të ardhmen e shoh shumë pozitive. Serie A është përforcuar shumë, që prej Interit e deri te Milani e Juventusi. Ky sezon do të jetë më i vështirë se ai i kaluari.
Pirlo? Është shumë herët për të dhënë një vlerësim për të, por e shoh skuadrën më mirë se në të kaluarën. Djemtë janë më të kënaqur dhe stërviten duke buzëqeshur. Kjo ka një rëndësi të madhe“, deklaron Cristiano Ronaldo. /abcnews.al