Pikat kryesore; Çfarë duhet të dini për talebanët, situatën në Kabul dhe lëvizjet e SHBA-së

schedule18:44 - 17 Gusht, 2021

schedule 18:44 - 17 Gusht, 2021

Zhvillimet janë të vrullshme në Afganistan. Nga njëri krah vërshimi i qytetarëve që presin që të largohen nga frika e hakmarrjes dhe në krahun tjetër, talebanët që po bëhen gati për formimin e qeverisë së re. Konferenca e parë për shtyp e talebanëve që nga marrja e kontrollit mbi Afganistanin mbuloi shumë tema. Më poshtë po ju sjellim pikat kryesore të konferencës, por edhe zhvillimet në Afganistan.

Konferenca dhe zhvillimet kryesore;

Talebanët: Grupi po punon në mënyrë aktive në krijimin e një qeverie.

Talebanët premtuan se gratë do të jenë shumë aktive brenda shoqërisë afgane dhe se do të lejohen të punojnë brenda kornizave të ligjeve Islame.

Talebanët deklaruan se përkthyesit që kanë punuar me fuqitë e huaja nuk do të trajtohen me hakmarrje, janë të falur të gjithë.

Talebanët premtuan të respektojnë rolin e shtypit dhe u zotuan se media private mund të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pavarur, por paralajmëruan “media nuk duhet të punojë kundër nesh“.

Rreziku i strehimit të luftëtarëve të Al-Kaedës ose ekstremistëve të tjerë? “Toka e Afganistanit nuk do të përdoret kundër askujt” tha zëdhënësi i talebanëve.

Udhëheqësit kryesorë politikë të talebanëve u kthyen në Afganistan nga Katari ku ishin vendosur.

Sipas mediave ndërkombëtare bazuar te raportet lokale, theksohet se rrugët e Kabulit janë të qeta.

Militantët talebanë kanë vendosur postblloqe në të gjithë Kabulin.

Turqia tha se është në bisedime me të gjitha palët në konfliktin afgan, përfshirë talebanët.

Fluturimet ushtarake që evakuojnë diplomatët dhe civilët rifilluan sot në aeroportin e Kabulit.

Të paktën shtatë persona u vranë në aeroport të hënën ndërsa mijëra u përpoqën të iknin.

Presidenti amerikan Joe Biden mbrojti vendimin për tërheqjen nga Afganistani.

Pentagoni: Rreth 5000 deri në 10000 amerikanë janë ende pranë Kabulit.

Pentagoni: Komandantët amerikanë kanë pasur kontakte me talebanët

Ambasadori rus në Afganistan deklaroi se ai kishte pasur një takim pozitiv me talebanët.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!